Propaganda e djeshme e VV-së për operacionin në Ujman, ambasada italiane: Mbështetje e plotë për KFOR-in dhe Komandantin - Gazeta Express
string(118) "propaganda-e-djeshme-e-vv-se-per-operacionin-ne-ujman-ambasada-italiane-mbeshtetje-e-plote-per-kfor-in-dhe-komandantin"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 11:31

Propaganda e djeshme e VV-së për operacionin në Ujman, ambasada italiane: Mbështetje e plotë për KFOR-in dhe Komandantin

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 11:31

Ambasada italiane në Kosovë ka reaguar pas propagandës se djeshme të partisë në pushtet rreth ngjarjes tragjike që ndodhi në Ujman ku një 33-vjeçar humbi jetën dhe për gjetjen e trupit të të cilit u desh edhe përfshirja e zhytësve të FSK-së.

Prania e FSK-së në veri u shfrytëzua maksimalisht nga Vetëvendosje, e cila përdori këtë ngjarje për t’ia përshtatur narrativës së saj të “çlirimit të veriut” përkundër që FSK për misione humanitare – sikurse rasti i djeshëm – kishte shkuar në veri edhe në të kaluarën.

Për narrativën që ndoqi kjo parti dhe për publikimin e imazheve nga atje ku shihet FSK dhe jo KFOR që shoqëroi FSK-në reaguan ambasadat e huaja në vend.

Sot reagoi edhe ambasada italiane, e cila  shprehi “mbështetje të plotë” për KFOR’in dhe komandantin italian të këtij misioni, Enrico Barduani.

“Duke iu referuar narrativës në lidhje me operacionet e djeshme të kërkim-shpëtimit në liqenin e Ujmanit/Gazivodës, Ambasada e Italisë në Kosovë shpreh mbështetjen e saj të plotë për Misionin e KFOR-it dhe për Komandantin e KFOR-it, i cili veproi brenda kufijve të mandatit të tij, në rrethanat fatkeqe që e bënë të nevojshme ndërhyrjen e ekipit për arsye humanitare. Prandaj, Ambasada përsërit vlerësimin e saj të plotë për rolin pozitiv të luajtur prej kohësh nga misioni i KFOR-it në Kosovë”, thuhet në reagim.

KFOR dje njoftoi se për arsye humanitare i dha leje FSK-së të shkojë në pjesën veriore të vendit ku s’i lejohet angazhimi i saj ushtarak sipas një marrëveshje që ka Kosova me NATO’n./Express/