Një grua 22 vjeçare në Istog e ka raportuar hallën e bashkëshortit të saj për sjellje nënçmuese.
Viktima ka deklaruar se është përballur përditë me sjellje provokuese dhe fjalë nënçmuese nga e dyshuara, duke ndikuar seriozisht në mirëqenien e saj emocionale, raporton RTV Fontana.
Ajo ka paraqitur kallëzim penal ndaj të dyshuarës.
Rasti po trajtohet si “Dhunë në familje”, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.