Një shtetas i huaj në Prishtinë ka raportuar se persona të panjohur e kanë futur në një veturë, e kanë rrahur dhe e kanë kërcënuar.
Ai ka pranuar tretman mjekësor.
“RRËMBIM- Prishtinë / 29.07.2025 – 03:30. Viktima mashkull shtetas i huaj ka njoftuar policinë se disa persona të panjohur nën kërcënimin e armës e kishin futur në një veturë, rrahur dhe kërcënuar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime.”