Një tërmet prej 8.8 ballësh që goditi një gadishull rus ka ngritur alarmin për cunami në Paqësor.
Sipas autoriteteve, cunamit rrezikojnë të godasin Hawaiin, Japoninë dhe Bregun Perëndimor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në Hawaii ka nisur evakuimi i qytetarëve, me autoritetet që kanë ndezur alarmet pranë vendbanimeve dhe banorët që kërkojnë zona më të larta mbidetare për t’u larguar.
Në rrjete sociale po qarkullojnë pamje të panikut në mesin e banorëve, që shumë prej tyre kanë zgjedhur të largohen me vetura nga vendbanimet, e të tjerë që po furnizohen me ushqime
Nga ana tjetër, në Japoni është kërkuar evakuimi i më shumë se 2 milionë banorëve, që po ashtu po kërkojnë pikat më të larta pranë tyre që t’i mbijetojnë rrezikut.
Si pasojë e tërmetit, valë deri në 4 metra të larta kanë goditur Rusinë, e as brigjet japoneze nuk janë më mirë.
Më poshtë fragmente të ndryshme nga gjendja në Paqësor: