Prangoset në Shijak 39-vjeçari, i dënuar në Itali si pjesë e organizatave të drøgës - Gazeta Express
string(82) "prangoset-ne-shijak-39-vjecari-i-denuar-ne-itali-si-pjese-e-organizatave-te-droges"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 9:36

Prangoset në Shijak 39-vjeçari, i dënuar në Itali si pjesë e organizatave të drøgës

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 9:36

Policia ka vendosur në pranga një 39-vjeçar pasi rezulton i dënuar në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Fatjan Stafa u kap në fshatin Hardhisht të Shijakut dhe do të ekstradohet drejt shtetit fqinj.

Ndaj tij, Gjykata e Apelit e Firences, me vendimin e datës 08 Tetor 2024, e ka dënuar me 7 vjet, 7 muaj e 12 ditë burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike.

Njoftimi:

Policia e Shtetit

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, operacioni policor i koduar “Operacionalja 57”.

Kapet në një fshat në Shijak, një 39-vjeçar, i dënuar në Itali, me 7 vjet, 7 muaj e 12 ditë burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bshkëpunim me Shërbimet Operacionale të DVP Durrës, finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 57”.

Gjatë këtij operacioni, u kap në fshatin Hardhisht, Shijak, dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Fatjan Stafa, 39 – vjeç, banues në fshatin Pjezë, Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Firences, me vendimin e datës 08.10.2024, e ka dënuar me 7 vjet, 7 muaj e 12 ditë burgim, për për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike.

Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me autoritetet italiane, për ekstradimin e këtij shtetasi.