Përleshje në Carrabreg të Deçanit, policia sekuestron armë të kamufluara si stilolaps - Gazeta Express
string(84) "perleshje-ne-carrabreg-te-decanit-policia-sekuestron-arme-te-kamufluara-si-stilolaps"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 8:59

Përleshje në Carrabreg të Deçanit, policia sekuestron armë të kamufluara si stilolaps

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 8:59

Një incident mes dy personave është raportuar pasditen e së martës në fshatin Carrabreg të Deçanit, ku Policia e Kosovës ka ndërhyrë menjëherë pas marrjes së informacionit për përleshje.

“Gjatë ndërhyrjes dhe hetimeve fillestare, tek njëri prej të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar nëntë armë në formë stilolapsi, si dhe katër fishekë”.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit, është kryer kontroll edhe në shtëpinë e të dyshuarit, por nuk është gjetur asnjë send tjetër i paligjshëm.

I dyshuari është arrestuar në vendngjarje dhe, pas marrjes në pyetje nga hetuesit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.