Koci: Mund të mbesim në të njëjtën gjendje deri në 2026 – ekonomia do të shkatërrohet - Gazeta Express
string(82) "koci-mund-te-mbesim-ne-te-njejten-gjendje-deri-ne-2026-ekonomia-do-te-shkaterrohet"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 7:33

Koci: Mund të mbesim në të njëjtën gjendje deri në 2026 – ekonomia do të shkatërrohet

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 7:33

Avokati i njohur Arianit Koci ka paralajmëruar se Kosova mund të mbetet në një ngërç politik deri në prill të vitit 2026, kur përfundon mandati i presidentes.

Koci shprehu shqetësimin se kjo situatë mund të ketë pasoja shkatërruese për ekonominë e vendit dhe kushte e jetesës për qytetarët.

Postimi:

Gjasat janë reale që deri në prill 2026 – kur skadon mandati i Presidentës – të mbesim në të njëjtën gjendje: pa Kuvend dhe me telashe të mëdha politike.

Ekonomia do të shkatërrohet, populli do të varfërohet edhe më shumë.

Tashmë tingëllon klishe të thuhet që politikanët mendojnë veç për vete dhe po e shkatërrojnë shtetin.

Sidoqoftë…

Nuk i duhet asgjë askujt, në një shtet që nuk funksionon si duhet?

Të gjithë dështojmë!

Prandaj, a mendoni që pas 8 gushtit, duhet ta radikalizoj protestën?