Opinionisti Avni Arifi tha se nuk ka pasur ndonjëherë një situatë ku një ambasador gjerman në Kosovë të akuzojë publikisht një qeveri të Kosovës për propagandë dhe manipulim të informacionit.
“Unë nuk kam parë ndonjëherë ambasadori gjerman me akuzu partinë në pushtet për narrativë mashtruese, do të thotë ambasadori gjerman po e akuzon Qeverinë e Kosovës që janë mashtrues, diçka që e kanë thënë në Kosovë vazhdimisht për Kurtin që është mashtrues, tash kemi mbrri në atë situatë që ambasadori gjerman me i thënë Kurtit je mashtrues”, u shpreh në “Rubikon”.
Ai theksoi se përpjekjet për të manipuluar dhe përdorur FSK-në për qëllime politike janë një dëm i rëndë për shtetin e Kosovës.
“Besoj që kjo çka është parë, e godet Forcën e Sigurisë së Kosovës, e godet shtetin shtetin e Kosovës dhe institucionet e Kosovës, qasja që e ka bërë, te