Një person është therur me thikë në orët e pasdites në Lipjan.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë, Enis Pllana.
“Rreth orës 18:30, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, në rrugën Fehmi Agani në Lipjan. Viktima dyshohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Pllana.
Ai ka bërë të ditur se në lidhej me rastin një person është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
Prishtinë, 30 korrik 2025 – Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, po zgjeron praninë...