Kurti reagon pas gjetjes së trupit të mërgimtarit në Ujman, i falënderon institucionet, shoqatat, klubet dhe KFOR'in për angazhimin - Gazeta Express
string(127) "kurti-reagon-pas-gjetjes-se-trupit-te-mergimtarit-ne-ujman-i-falenderon-institucionet-shoqatat-klubet-dhe-kforin-per-angazhimin"

Lajme

Gazeta Express

29/07/2025 19:41

Kurti reagon pas gjetjes së trupit të mërgimtarit në Ujman, i falënderon institucionet, shoqatat, klubet dhe KFOR’in për angazhimin

Lajme

Gazeta Express

29/07/2025 19:41

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka falënderuar gjitha mekanizmat që ndihmuan në gjetjen e trupit të të riut që humbi jetën në Ujman.

Kreu i VV-së Albin Kurti ka shprehur ngushëllime e dhimbje për këtë humbje.

Por, pasi u kritikua gjerësisht për mënyrën sesi partia e tij e politizoi prezencën humanitare të FSK-së në veri.

Kurti nuk e foli asnjë fjalë për këtë narrativë, që nga ambasada e Gjermanisë në Kosovë u konsiderua si e rrejshme.

“Falënderoj Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, Klubin e Zhytjes “Trepça” dhe KFOR-in për punën profesionale, përkushtimin e jashtëzakonshëm dhe angazhimin e pareshtur deri në gjetjen e trupit të pajetë të Rrahim Latifit në liqenin e Ujmanit.  Familjes Latifi i shprehim ngushëllimet më të përzemërta dhe ju qëndrojmë pranë në këto momente të vështira për të ofruar gjithë mbështetjen tonë e për të ndarë me ta dhimbjen e madhe”, ka shkruar Kurti në Facebook, të martën. /Gazeta Express