Shpërthejnë zërat brenda Izraelit për luftën në Gaza: 31 figura publike kërkojnë sanksione kundër vendit të tyre - Gazeta Express
string(111) "shperthejne-zerat-brenda-izraelit-per-luften-ne-gaza-31-figura-publike-kerkojne-sanksione-kunder-vendit-te-tyre"

Lajme

Gazeta Express

29/07/2025 17:41

Shpërthejnë zërat brenda Izraelit për luftën në Gaza: 31 figura publike kërkojnë sanksione kundër vendit të tyre

Lajme

Gazeta Express

29/07/2025 17:41

Një grup figurash publike të njohura izraelite, përfshirë akademikë, artistë dhe intelektualë publikë, kanë bërë thirrje për vendosjen e “sanksioneve shkatërruese” ndërkombëtare ndaj Izraelit, në mesin e shqetësimeve në rritje për urinë që po përhapet në Gaza.

Sipas The Guardian, 31 nënshkruesit e një letre që i është dërguar gazetës përfshijnë edhe fituesin e çmimit Oscar, Yuval Abraham; ish-prokurorin e përgjithshëm të Izraelit, Michael Ben-Yair; Avraham Burg, ish-kryetar i parlamentit izraelit dhe ish-kreu i Agjencisë Hebraike; si dhe disa fitues të çmimit prestigjioz Çmimi i Izraelit, nderimi më i lartë kulturor në vend.

Bëhet e ditur se nënshkruesit e tjerë vijnë nga fusha të ndryshme si gazetaria, poezia, shkenca dhe akademia. Në letrën e tyre ata akuzojnë Izraelin se po “urdhëron urinë e popullit të Gazës deri në vdekje dhe po shqyrton dëbimin me forcë të miliona palestinezëve nga Rripi”.

Në letër thuhet gjithashtu:“Komuniteti ndërkombëtar duhet të vendosë sanksione shkatërruese ndaj Izraelit deri sa ta ndalë këtë fushatë brutale dhe të zbatojë një armëpushim të përhershëm.”

Letra është e rëndësishme si për kritikën e drejtpërdrejtë dhe të hapur ndaj Izraelit, ashtu edhe për thyerjen e një tabuje politike – atë të mbështetjes së sanksioneve të ashpra ndërkombëtare. Kjo, në një vend ku politikanët kanë promovuar ligje kundër atyre që bëjnë thirrje për masa të tilla.

Letra është publikuar në të njëjtën kohë kur u bë e ditur se mbi 60,000 palestinezë janë vrarë në luftën 21-mujore midis Izraelit dhe Gazës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.