A mund Kosova t’i ngrejë dronët Bayraktar, komandanti i KFOR: Unë kam autoritetin për hapësirën ajrore të Kosovës - Gazeta Express
string(110) "a-mund-kosova-ti-ngreje-dronet-bayraktar-komandanti-i-kfor-une-kam-autoritetin-per-hapesiren-ajrore-te-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

29/07/2025 16:23

A mund Kosova t’i ngrejë dronët Bayraktar, komandanti i KFOR: Unë kam autoritetin për hapësirën ajrore të Kosovës

Lajme

Gazeta Express

29/07/2025 16:23

Forca e Sigurisë së Kosovës duhet të marrë leje nga misioni i NATO’s në Kosovë, KFOR, për të shkuar në veri të vendit, sipas një marrëveshje që ka Kosova me Aleancën.

Duke e theksuar këtë dakordim, komandanti i KFOR’it, Enrico Barduani, në pyetjen nëse FSK mund të ngrejë dronët Bayraktar, tha se për hapësirën ajrore të Kosovës ka autoritetin ai.

“Më lejoni të theksoj se, në përputhje me angazhimet ekzistuese të ndërmarra midis NATO-s dhe Prishtinës, FSK mund të vendoset në veri të Kosovës vetëm me pëlqimin paraprak të komandantit të KFOR-it. Dhe unë mirëpres përmbushjen e vazhdueshme të këtij angazhimi nga ana e Kosovës, i cili është i rëndësishëm për stabilitetin dhe një çështje e rëndësishme besimi midis NATO-s dhe Kosovës. Veçmas, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, komandanti i KFOR-it mban autoritetin parësor mbi hapësirën ajrore të Kosovës. Kjo do të thotë se unë kam autoritetin për të dhënë ose mohuar çdo akses në hapësirën ajrore të Kosovës”, tha Barduani në një intervistë për Kosovo Online.

“Lidhur me dronët konkretisht, operatorët e dronëve, KFOR-i ka miratuar një zonë të kufizuar të përhershme në pjesën qendrore-jugore të Kosovës, ku KFOR-i mund të kryejë trajnimin e nevojshëm për operatorët e tyre të dronëve pa ndërprerë trafikun ajror. Trafikun ajror komercial dhe, natyrisht, KFOR-in”, tha ai.

Sot KFOR i dha leje FSK-së për të shkuar në veri për arsye humanitare meqë atje u desh asistenca e zhytësve të kësaj force për të kërkuar trupin e pajetë të një 33-vjeçari që dyshohet se u mbyt në liqenin Ujman./Express/