Gjenerali Fadil Hadërgjonaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se Forca e Sigurisë së Kosovës po e përmbush detyrat me rastin e sotëm të pjesëmarrjes në kërkimin e trupit të një 33-vjeçari në liqenin artificial të Ujmanit në veri të vendit.
Ai shkroi në Facebook se kjo po bëhet “siç është paraparë me ligj” dhe “sipas procedurave në fuqi”.
“Ashtu siq është e paraparë me ligj, FSK me kapacitetet e saja të Kërkim Shpëtimit në uj’ra, po përmbush detyrën e vet në funksion të mbështetjes ushtarake për autoritetet civile. Angazhimi i këtyre kapaciteteve sipas procedurave në fuqi, është në harmoni të plotë me mandatin që ka FSK”, shkroi Hadërgjonaj.
Deputeti tha se “është për keq’ardhje tragjedia e familjes së të riut, të shfrytzohet kaq ulët nga politika ditore”, dike iu referuar postimeve të eksponentëve të LVV-së për praninë e FSK-së në veri.
“Uroj që FSK të arrij të përmbush sa më shpejt detyrën dhe të gjej trupin e të riut e t’i përgëzojmë për profesionilzëm dhe sukses në operacion e jo për zbarkim. Lajm duhet të jet gjetja e të riut në kohë sa më të shkurtër dhe mbështetja familjes, e jo zbarkimi!”, shkroi ai.
Prishtinë, 30 korrik 2025 – Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, po zgjeron praninë...