Komandanti i KFOR’it, Enrico Barduani, ka folur për ndërtimin e dy urave mbi Ibër, që planifikohen të ndërtohen paralelisht me atë kryesoren, duke thënë se kjo çështje është jashtë kompetencës së tyre.
Por, ai thotë se edhe për këtë temë e mbështesin “fuqimisht” dialogun Kosovë-Serbi, të udhëhequr nga Serbia.
“Më lejoni të theksoj se, sigurisht, ky projekt infrastrukturor dhe ndërtimi i vazhdueshëm i këtyre dy urave të reja janë jashtë kompetencës së KFOR-it. Por, në këtë kuptim, edhe një herë, duhet të theksoj se KFOR-i dhe NATO-ja në përgjithësi e mbështesin fuqimisht dialogun e udhëhequr nga BE-ja edhe për këtë çështje. Dhe për këtë çështje, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ishte shumë i qartë. Duke thënë këtë, përsëris se roli i KFOR-it është të kontribuojë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt në Kosovë, si dhe në veri të Mitrovicës, ku, siç thashë, KFOR-i mban një prani të vazhdueshme dhe të dukshme jo vetëm në urë, por edhe me patrullime të rregullta në qytet dhe rrethinat e tij”, tha Barduani në një intervistë për mediumin në gjuhën serbe “Kosovo Online”.
Ai shtoi se KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën dhe se “mban një prezencë të duhur në mënyrë që të reagojë shpejt dhe me vendosmëri ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë në zonë, me një qëllim, mirëqenien e të gjithë njerëzve që jetojnë atje”./Express/
Prishtinë, 30 korrik 2025 – Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, po zgjeron praninë...