Mbyllja e hetimeve, reagon Meta: S’kam pasur ftesë zyrtare nga SPAK, jam njoftuar nga një gardian - Gazeta Express
string(93) "mbyllja-e-hetimeve-reagon-meta-skam-pasur-ftese-zyrtare-nga-spak-jam-njoftuar-nga-nje-gardian"

Shqiperi

Gazeta Express

29/07/2025 14:41

Mbyllja e hetimeve, reagon Meta: S’kam pasur ftesë zyrtare nga SPAK, jam njoftuar nga një gardian

Shqiperi

Gazeta Express

29/07/2025 14:41

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas njoftimit për mbylljen e hetimeve nga SPAK, duke deklaruar se nuk ka marrë asnjë ftesë zyrtare.

Meta tha se u informua verbalisht nga një gardian në orën 08:30 të mëngjesit dhe për shkak të mungesës së avokatit nuk është paraqitur pranë SPAK-ut.

Reagimi i plotë i kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta:

Për transparencë me opinionin publik dhe në ndihmë të gazetarëve në funksion të mirinformimit

Nuk kam patur as ftesë dhe as shkresë zyrtare nga SPAK deri sot në ora 08:30, kur një gardian i IEVP “Jordian Misja” më komunikoi verbalisht se në orën 09:50 më kërkonin te SPAK, pa dhënë asnjë lloj sqarimi.

U lidha me avokatin tim, Kujtim Cakrani, i cili sot kishte kaluar kufirin dhe e kishte të pamundur për t’u paraqitur në SPAK në orën e komunikuar në mënyrë verbale nga një gardian. Ndaj duke qenë se prania e avokatit është e domosdoshme nga pikëpamja proceduriale do të paraqitemi në SPAK sa më parë avokati ta ketë të mundur.

Mezi presim gjykimin dhe përballjen, pas 6 vitesh hetimesh, që nga dhjetori 2019, për të çmontuar këtë proces farsë, të urdhëruar nga tribuna e Asamblesë së Partisë Socialiste, në mënyrë që i gjithë opinioni vendas dhe ndërkombëtar të mësojë të vërtetat e vetme:

ZERO fakte penale!

ZERO prova penale!

ZERO akte dhe vendime të paligjshme!

ZERO lekë dëm buxhetit të shtetit!

ZERO lekë të përfituara në shkelje të ligjit!

ZERO pasuri të paligjshme!