Policia e Shkodrës i është bashkuar prej ditësh operacionit për lirimin e hapësirave publike në qytet dhe vijën bregdetare.
Në kuadër të aksionit të koduar “Plazhi i lirë”, janë hequr sot (29 korrik) dhe u sekuestruan 80 çadra dhe 160 shezlongë në zonën e Velipojës. Nën akuzë u mor edhe një i moshuar, i dyshuar për shkeljen ligjore.
“Gjatë kontrolleve, në hapësira publike në plazhin e Valipojës, u hoqën dhe u sekuestruan gjithsej, 80 çadra dhe 160 shezlongë të vendosura në mënyrë të paligjshme nga shtetasi D. M. Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për D. M., 71 vjeç, banues në Velipojë”, tha policia vendore.
Shërbimet konfirmuan se do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet gjatë sezonit veror.
“Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe subjektet që të respektojnë hapësirat publike dhe të mos ndërhyjnë në mënyrë të paligjshme në to, pasi çdo shkelje do të pasojë me masa administrative dhe penale, sipas ligjit”, paralajmëroi institucioni ligjzbatues.
Prishtinë, 30 korrik 2025 – Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, po zgjeron praninë...