Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është paraqitur sot në ambientet e SPAK, ku iu komunikua mbyllja e hetimeve në dosjen “Meta”, ku ajo është marrë e pandehur. Në hyrje të institucionit, Kryemadhi u përfshi në një episod të pazakontë, duke deklaruar se kishte gjetur një unazë me diamant sapo kishte zbritur nga automjeti.
“Do ta dorëzoj në Prokurorinë e Posaçme ose do ta përdor për të paguar avokatin”, tha ajo me ironi, teksa mbante unazën në dorë.
Në një prononcim për mediat, Kryemadhi theksoi: “Po bëj gati skenarin për filmin e radhës. Brenda 10 ditëve do bëjmë memon. Më kanë thirrur shtatë herë deri tani, nuk përgjigjem. Nuk bashkëpunoj unë më me ata, do të flas në gjykatë. Ata do të bëjnë lojën e tyre, ne do të bëjmë lojën tonë.”
E pyetur për avokatët dhe mbrojtjen ligjore, ajo shtoi: “Nuk kam ndryshuar avokat, sepse edhe si dje ishte në një masë sigurie tjetër. Jam e bindur që do të kemi një ekip të mirë, do të bëjmë edhe një risi sa i përket proceseve ligjore.”
Kryemadhi nuk i kurseu as batutat me gazetarët, duke komentuar edhe praninë e nënës së saj, Fatime Kryemadhi, në SPAK: “Mamin tim ma kishit nxjerrë shumë bukur dje. Mami nuk luan në film se është 80-vjeç, por kam ardhur sot që mos ta fusin në skaner. Është më ‘sniper’ se unë ajo. Unë i kam ngjarë babit. Babi im është përjashtuar katër herë nga partia se ishte llafazan si puna ime, i thoshte të gjitha të vërtetat në sy.”
Prishtinë, 30 korrik 2025 – Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, po zgjeron praninë...