U dënua për drogë në Itali, arrestohet në Shqipëri 59 vjeçari - Gazeta Express
string(60) "u-denua-per-droge-ne-itali-arrestohet-ne-shqiperi-59-vjecari"

Shqiperi

Gazeta Express

29/07/2025 13:39

U dënua për drogë në Itali, arrestohet në Shqipëri 59 vjeçari

Shqiperi

Gazeta Express

29/07/2025 13:39

Ilir Kociaj, 59 vjeç, i dënuar nga drejtësia italiane me 18 vite burg për trafik droge në kuadër të një organizate kriminale, është arrestuar në Tiranë. Ai ishte shpallur në kërkim dhe u kap nga Policia në autostradën Tiranë-Elbasan, teksa tentonte të largohej me automjetin e tij.

Operacioni i koduar “Hierarkia” u zhvillua nga Forca e Posaçme për Operacione Speciale dhe Kërkime, në bashkëpunim me “Shqiponjat”. Vendimi i Gjykatës së Firences është njohur tashmë nga Gjykata e Apelit Tiranë dhe Kociaj do të vuajë dënimin në Shqipëri.Ai iu dorëzua Policisë së Elbasanit për procedurat e mëtejshme.