Ish-deputetja shqiptare, Monika Kryemadhi është paraqitur në SPAK mesditën e sotme.
Ish-kryetarja e LSI u paraqit në Prokurorinë e Posaçme për tu njohur me akuzat e ngritura ndaj saj. Gjithashtu me akuzat do të njihet edhe nëna e saj, Fatime Kryemadhi.
Ky hetim i SPAK ka qenë pjesë e një hetimi mbi pasurinë dhe dyshimet për korrupsion.
Sot ishte planifikuar që në orën 10:00 Ilir Meta të njoftohej zyrtarisht për përfundimin e hetimeve, por ky proces është shtyrë.
Avokati i Metës, Kujtim Cakrani, paraqiti një kërkesë për shtyrje, duke informuar se ndodhet me pushime. Për rrjedhojë, njoftimi për Metën do të bëhet ditën e hënë.
Prishtinë, 30 korrik 2025 – Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, po zgjeron praninë...