Berisha: Farsa e 11 majit, hapi vendimtar për konsolidimin e narkoregjimit në Shqipëri - Gazeta Express
string(84) "berisha-farsa-e-11-majit-hapi-vendimtar-per-konsolidimin-e-narkoregjimit-ne-shqiperi"

Shqiperi

Gazeta Express

29/07/2025 13:21

Berisha: Farsa e 11 majit, hapi vendimtar për konsolidimin e narkoregjimit në Shqipëri

Shqiperi

Gazeta Express

29/07/2025 13:21

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp, e cilësoi procesin zgjedhor si “farsën më të shëmtuar në historinë e vendit”, duke akuzuar qeverinë për manipulim të votës dhe përdorim të administratës publike për qëllime elektorale.

“Është një hap vendimtar drejt konsolidimit të narkoregjimit apo narkodiktaturës në Shqipëri. Pra, është hap vendimtar drejt zhvlerësimit të plotë të votës së qytetarëve shqiptarë dhe instalimit, konsolidimit në mënyrë përfundimtare të narkoshtetit, shtetit që bazohet në vullnetin e padrinos, në vullnetin e kreut të organizatës kriminale”, deklaroi Berisha.

Ai denoncoi gjithashtu punësimet në administratë, duke pretenduar se ka në dispozicion “regjistrat e dhjetëra mijëra mercenarëve që marrin rrogat nga taksapaguesit e qytetarëve dhe bëjnë policin elektoral. Bëjnë patronazhistin. Kryejnë krimin e shëmtuar”.

Berisha publikoi edhe dokumente që sipas tij janë marrë nga laptopi i zv/kryeministres Belinda Balluku. Ai akuzoi se në Fier, Balluku ka shndërruar administratën në një strukturë politike.

“Laptopi i Lubisë në Fier është sjellë si shembull këtu. Çfarë paraqet? Këtu janë të dhënat ku punojnë terroristët elektoralë që i përdori Lubi Balluku për zgjedhjet. Vazhdo, urdhëroni. Pozicioni ku punojnë. Shef shërbimi, laborante, infermiere, arkëtar provizor, specialist i lartë… Vazhdojmë… Drejtor kabineti, kryespecialist, përgjegjës sektori. Përgjegjës operativ. Shikoni se si edhe sanitarë mund të gjeni këtu, se si Lubi Balluku në mënyrë kriminale e shndërroi të gjithë administratën shtetërore në Fier në polici politike”, u shpreh Berisha.