Avokati dhe aktivisti politik serb, Çedomir Stojkoviq, ka reaguar ashpër ndaj afërsisë mes udhëheqjes serbe dhe Kremlinit, duke publikuar një listë me emrat e figurave politike dhe publike nga Serbia që janë dekoruar nga autoritetet ruse, shumica prej tyre nënshkruar personalisht nga presidenti rus Vladimir Putin.
Në mesin e tyre avokati përmend presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ish-shefin e BIA-s serbe Aleksandar Vulin, ish-presidentin Tomislav Nikolic, ministrin serb Ivica Dacic e deri tek patriarku serb Porfirije Peric.
“Presidenti Aleksandar Vuçiq (2019), ish-shefi i BIA-së Aleksandar Vulin (2024), ish-presidenti Tomislav Nikolić (2017), drejtori i “Srbijagas”, Dushan Bajatovic (2021), ministri Ivica Daciq (2018), ministri Nenad Popoviq (2023 dhe 2024), regjisori Emir Kusturica (2016), dhe patriarku Porfirije Perić (2025)”, ka shkruar avokati, sipas të cilit shumica nga këta emra janë dekoruar personalisht nga Putini.
Podsetimo se na kratko koga je sve iz Srbije Rusija nagradila ordenom poslušnosti
– Aleksandar Vučić 2019. od Putina;
– Aleksandar Vulin 2024, orden FSB, potpisao Putin, uručio šef ruske obaveštajne aližbe Nariškin;
– Tomislav Nikolić 2017,
– Dušan Bajatović 2021;
– Ivica Dačić,…— Advokat Čedomir STOJKOVIĆ (@FIGHT_4_RIGHT_S) July 28, 2025
Megjithatë, sipas Stojkoviqit, lidhjet janë të ndërsjella.
“ Edhe shteti serb ka shpërblyer zyrtarë rusë në mënyrë të vazhdueshme gjatë qeverisjes së SNS-it: Sergej Shoigu (2012), Vladimir Putin (2013), Vitali Çurkin (2017), Vasilij Nebenzja (2024), Patriarku Kirill (2025), dhe këshilltari i Putinit, Pjotr Tolstoj (2024)”.
Faktet sipas tij janë të thjeshta dhe të qarta. “Nëse e doni Rusinë, e doni edhe Vuçiqin dhe SNS-in. Dhe nëse mendoni se ‘BE-ja e mbështet Vuçiqin’, atëherë keni problem serioz me inteligjencën”, ka shkruar Stojkoviq.