Koordinatori i grupit të këshilltarëve të BDI-së, në komunën e Tetovës, Liridon Disha ka ngritur akuza ndaj keqmenaxhimit të NPK-Tetova e cila nuk ka paguar të punësuarit për më shumë se katër muaj ndërsa po ashtu as nuk u janë paguar as kontributet e sigurimit pensional dhe shëndetsorë, shkruan Top24
“Pavarsisht se buxheti për NPK-Tetova është trefishuar në një vlerë prej 60milion denarë nëdrsa punëtorët e kësaj ndërmarrje vazhdojnë të malltretohen duke punuar pa paga për më shumë se katër muaj dhe pa sigurim shëndetsor dhe pensional për një vit. Pyesim Bilall Kasamin në xhepat e kujtë përfundojnë paratë e buxhetit të NPK-së dhe a përfundojnë ata në duart e familjarëve, shokëve të partisë, apo të të punësuarve fiktiv. Sa persona të partisë janë rehatuar me kontrata në këtë ndërmarrje ndërsa punëtorët e ndershëm që punojnë natë e ditë mbesin pa paga për katër muaj” tha Disha.
tag_katrorimaqedoni_2
Prishtinë, 30 korrik 2025 – Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, po zgjeron praninë...