Kuvendi sot në fillimin e seancës së 64-të e konstatoi dorëheqjen e kryetares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska.
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi theksoi se deri në fillim të seancës, Ditimtrovska njoftoi Kuvendin se do ta justifikojë dorëheqjen e saj.
“Kuvendi bazuar në nenin 121, paragrafi 2 nga Rregullorja e Punës së Kuvendit, konstatoi se i ndërpritet funksioni i kryetarit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit”, theksoi Gashi.
Dimitrovksa dha dorëheqje të premten më 25 korrik, pasi Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar ngriti aktakuzë për dy vepra penale edhe atë për dhënien e sekreteve zyrtare ish-drejtorit të TEC Negotinë, Nebojsha Stojanoviq, i akuzuar në “Aditivë”, dhe për falsifikim kompjuterik sepse auditori nga ESHR-ja në emrin e saj ka kaluar testin e trajnimit të sigurisë.
Kuvendi me kërkesë të deputetëve të Frontit evropian dha pauzë prej një ore, pas së cilës pritet të diskutohet për interpelancën e Prokurorit Publik Republikan – Ljupço Kocevski, e paraqitur nga E Majta opozitare.
Deri tani dihet se për interpelancën do të votojnë deputetët e të Majtës, LSDM-ja deklaroi se është kundër, lideri i ZNAM, Maksim Dimitrievski deklaroi se deputetët e tij do ta mbështesin interpelancën, ndërsa VMRO-DPMNE-ja ende nuk kanë njoftuar se si do të deklarohen, ndërsa BDI-ja njoftoi se do ta bëjnë këtë për herë të parë sot. Në pyetjen e gazetarëve lidhur me atë se si do të votojnë deputetët e VMRO-DPMNE-së për interpelancën e Kocevskit, kryeministri Hristijan Mickoski dje tha se si parti politike dhe ai si njeri nuk i ndryshojnë qëndrimet brenda natës.
tag_katrorimaqedoni_2
Prishtinë, 30 korrik 2025 – Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, po zgjeron praninë...