Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka konfirmuar publikisht se do të garojë për kryetar të Komunës së Çairit në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Në një deklaratë për media, Mexhiti ka mohuar zërat për përçarje brenda koalicionit opozitar shqiptar VLEN, duke theksuar se debati dhe analiza janë pjesë e natyrshme e procesit të brendshëm demokratik.
“E para, nuk është e vërtetë që kam mosmarrëveshje. Brenda VLEN-it diskutohet, debatohet, analizohet. Po ashtu janë të angazhuara agjenci profesionale për anketim të opinionit publik,” tha Mexhiti.
Sipas tij, qëllimi i gjithë këtij procesi është që qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut t’u ofrohen kandidatët më të mirë të mundshëm për drejtimin e komunave.
Deklarata e tij vjen në një moment kur partitë shqiptare në vend po përgatiten për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, dhe Çairi pritet të jetë një ndër betejat më të forta politike. (INA)
tag_katrorimaqedoni_2
Prishtinë, 30 korrik 2025 – Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, po zgjeron praninë...