Policia në Gjakovë ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar për nëntë raste të vjedhjeve.
“Sot me datë 29 korrik 2025, janë arrestuar tre persona të dyshuar: V.B., T.T., dhe I.C., (meshkuj, dy madhor dhe një i mitur) mbi dyshimin për përfshirje në nëntë raste të vjedhjeve, ku cak ishin kabllot elektrike dhe pajisje pune nga objekte në ndërtim e sipër. Vlera e dëmeve materiale të raportuara është e konsiderueshme.”
Ata janë dërguar në mbajtje.
“Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe zbardhjen e veprave penale, si dhe në ofrimin e sigurisë për qytetarët.”
Prishtinë, 30 korrik 2025 – Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, po zgjeron praninë...