Gjithçka filloi me një postim në rrjete sociale dhe u shndërrua në një lajm ndërkombëtar futbolli dhe “memes”, por në fakt ishte një shaka.
Më 4 korrik, Federata e Futbollit të Indisë (AIFF) publikoi në Instagram: “PO PUNËSOJMË! Trajner Kryesor – Kombëtarja e Meshkujve.”
Pak ditë më parë, një gazetë kombëtare citoi drejtorin e ekipit kombëtar indian, ish-portierin Subrata Paul, duke thënë se AIFF kishte marrë një aplikim nga Xavi Hernandez dhe se legjenda e Barcelonës kishte shfaqur interes të madh.
“Është e vërtetë që emri i Xavit ishte aty,” u citua të ketë thënë Paul. “Aplikimi u dërgua me e-mail te AIFF.”
I njëjti artikull shkruante se komiteti teknik i AIFF “nuk e konsideroi Xavin për listën finale për shkak të kostos së lartë financiare”.
Bota e futbollit u trondit.
“ZBULOHET: Xavi kishte aplikuar për të qenë trajner i kombëtares së Indisë. Federata e refuzoi këtë mundësi pasi nuk mund të përballonte kushtet financiare të marrëveshjes. Ishte përtej mundësive të tyre,” shkroi gazetari italian Fabrizio Romano, kanali i të cilit në YouTube ka 2.7 milionë ndjekës.
Interneti shpërtheu me meme.
Tani, një student 19-vjeçar në “VIT Vellore” ka pohuar se ai e ka bërë këtë shaka.
Studenti i tha “The Telegraph Online” se krijoi një adresë të rreme emaili, [email protected], dhe i dha ChatGPT-së këtë kërkesë: “Shkruaj një email nga Xavi Hernandez që shpreh interesin për të trajnuar kombëtaren indiane”, transmeton “Gazeta Express”.
Ai tha se e dërgoi emailin dy herë – më 4 dhe 5 korrik.
“Thjesht kopjova përgjigjen e [ChatGPT] dhe e dërgova me email. Nuk bashkëngjita asnjë CV, por mendoj se ata e panë emailin,” tha studenti.
Ai ndau screenshote të emailit që pretendon se i ka dërguar AIFF-së.
Brenda 24 orëve nga “lajmi” për Xavin, njerëz pranë tij i thanë gazetarëve se ish-mesfushori i Barcelonës kurrë nuk kishte aplikuar për postin e trajnerit të Indisë. Disa raporte thanë se ata besonin që AIFF përdori emrin e tij si fushatë marketingu.
Më pas, një përdorues i X ndau një screenshot të emailit të rremë.
AIFF ka pranuar se nuk mundi të konfirmonte vërtetësinë e aplikimeve. Madje, edhe “Pep Guardiola” kishte aplikuar.
“AIFF ka marrë një email me aplikime nga trajnerët spanjollë Pep Guardiola dhe Xavi Hernandez. Autenticiteti i aplikimeve nuk mundi të konfirmohej, dhe tashmë është e qartë se ato nuk ishin të vërteta,” tha AIFF në një deklaratë të shtunën.
Studenti nga Vellore tha se nuk e kishte dërguar emailin për Pep Guardiolën.
Aktualisht, e renditur në vendin e 133-të në renditjen botërore të FIFA-s, kombëtarja indiane e futbollit është pa trajner që nga 2 korriku./GazetaExpress/
Prishtinë, 30 korrik 2025 – Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, po zgjeron praninë...