Dy lojtarëve me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqirit dhe Albian Ajetit mund t’u bashkohet në Basel një tjetër futbollist i ri kosovar.
Bëhet fjalë për 18-vjeçarin Agon Rexhaj, anësorin e djathtë, i cili është pjesë e akademisë së këtij klubi.
“Blick” shkruan se së paku ai do të ushtrojë me ekipin e parë të Baselit, ndërsa do të luajë me ekipin U21.
Më tutje, raportimi i mediumit zviceran shton se ai gradualisht do të bëhet pjesë e ekipit të parë të Baselit, ku ai është zhvilluar për shumë vjet si futbollist.
Rexhaj është pjesë edhe e Zvicrës U18, me të cilën ka tri ndeshje dhe një gol të shënuar./GazetaExpress/
Prishtinë, 30 korrik 2025 – Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, po zgjeron praninë...