Tropojë/ E zhdukur prej një jave, dyshohet se 48-vjeçarja u largua pas dhunës nga bashkëshorti - Gazeta Express
string(92) "tropoje-e-zhdukur-prej-nje-jave-dyshohet-se-48-vjecarja-u-largua-pas-dhunes-nga-bashkeshorti"

Shqiperi

Gazeta Express

29/07/2025 12:27

Tropojë/ E zhdukur prej një jave, dyshohet se 48-vjeçarja u largua pas dhunës nga bashkëshorti

Shqiperi

Gazeta Express

29/07/2025 12:27

Një 48-vjeçare nga Tropoja rezulton e zhdukur që prej datës 22 korrik dhe Policia e Kukësit po heton rrethanat e ngjarjes, ku dyshimet kryesore lidhen me bashkëshortin e saj, tashmë të arrestuar.

Shtetasi Imer Shpata, 58 vjeç, me precedentë për dhunë në familje, u arrestua pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dy armë zjarri të paligjshme, ndërsa në makinën e tij u zbulua telefoni celular i gruas. Ai mohon të ketë dijeni për vendndodhjen e saj dhe pretendon se e la në banesë natën e zhdukjes.

Policia po vijon hetimet, ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po analizon itinerarin që 58-vjeçari ndoqi nga Tropoja drejt Durrësit mëngjesin e 23 korrikut, ndërsa dyshimet për përfshirjen e tij në zhdukjen e gruas mbeten të forta.