Policia e Pogradecit ka zbardhur rrethanat dhe autorësinë e ngjarjes së rëndë të ndodhur dje, në Pogradec, ku një 31-vjeçar vrau me thikë një 52-vjeçare në banesën e saj, dhe më pas i vuri zjarrin banesës.
Fillimisht, ngjarja u raportua si aksidentale pasi u dyshua se 52-vjeçarja kishte humbur jetën nga asfiksia gjatë djegies së banesës së saj.
Shërbimet e policisë, gjatë veprimeve hetimore dhe këqyrjes së jashtme të trupit të pajetë, kanë krijuar dyshime se shkaku i humbjes së jetës së 52-vjeçares nuk ishte asfiksia, sepse në trupin e saj konstatuan dëmtime të dyshuara të shkaktuara me thikë.
Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, të kryera në drejtimin e Prokurorisë e Korçës, bazuar dhe në pamjet filmike, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit I. S., 31 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet se ka patur lidhje intime me 52-vjeçaren, prej 3 vjetësh.
Shtetasi I. S. dyshohet se ka vrarë me thikë, shtetasen K. T., 52 vjeçe, i ka vënë zjarrin banesës së saj dhe është larguar nga banesa, rreth orës 05:00.
Në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë shtetasi I. S., 31 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...