Shtetasi i Serbisë arrestohet në Prishtinë, i kapen 5 mijë e 800 shirita me diazepam - Gazeta Express
string(83) "shtetasi-i-serbise-arrestohet-ne-prishtine-i-kapen-5-mije-e-800-shirita-me-diazepam"

Lajme

Gazeta Express

29/07/2025 10:23

Shtetasi i Serbisë arrestohet në Prishtinë, i kapen 5 mijë e 800 shirita me diazepam

Lajme

Gazeta Express

29/07/2025 10:23

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Prishtinë.

Gjatë kontrollit në kamionin e tij, janë gjetur dhe konfiskuar 5 mijë e 800 shirita me nga 15 tableta të llojit Apaurin Diazepam 10 miligram.

Po ashtu gjatë hetimeve, organet e rendit kanë gjetur dhe arrestuar edhe një të dyshuar tjetër (mashkull kosovar), njofton policia.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Posedim i narkotikëve”.