Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka shkruar për deputeten e PDK-së, Bleta Deliu pasi kjo e fundit kujtoi mesazhin shokuese që 8 vjet më parë e kishe pranuar nga bashkëshorti i Haxhiut, Alban Krasniqi.
Haxhiu nuk është marrë me atë mesazh që gjerësisht u konsiderua kërcënues dhe seksist, por shkroi për atë që thotë “marrëveshjet e dëmshme që u votuan”.
“Paska reaguar Blerta Deliu-Kodra. Nuk do të isha marrë fare me të, po të mos ishte deputetja më konsistente në mbështetjen e të gjitha marrëveshjeve të dëmshme që janë sjellë në Kuvendin e Kosovës. Ajo që më rëndon më së shumti dhe që nuk më hiqet nga mendja, është kundërshtimi i saj i ashpër ndaj ndryshimeve që synonin njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”.
“Vetëm pas një kërkimfaljeje të sinqertë për votimin e marrëveshjeve si ajo për Zajednicën, Gjykatën Speciale, Demarkacionin, amnistimin e kriminelëve serbë dhe refuzimin për të njohur viktimat e dhunës seksuale, mund ta marr seriozisht çdo reagim të saj”, ka thënë Haxhiu. /Gazeta Express
Një mënyrë më e lehtë dhe më e sigurt për të paguar me iPhone, Apple Watch, iPad, Mac dhe...