Reagimi i ministres për Fitore Pacollin, Deliu e publikon mesazhin e rëndë që ia kishte dërguar burri i Albulena Haxhiut - Gazeta Express
string(119) "reagimi-i-ministres-per-fitore-pacollin-deliu-e-publikon-mesazhin-e-rende-qe-ia-kishte-derguar-burri-i-albulena-haxhiut"

Lajme

Gazeta Express

28/07/2025 22:21

Reagimi i ministres për Fitore Pacollin, Deliu e publikon mesazhin e rëndë që ia kishte dërguar burri i Albulena Haxhiut

Lajme

Gazeta Express

28/07/2025 22:21

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu i ka reaguar Albulena Haxhiut pasi ajo e mbrojti deputeten Fitore Pacollli për siç tha “sulm ndaj saj”.

Deliu ndau mesazhin e Alban Krasniqit, bashkëshortit të Haxhiut i cili me gjuhë seksiste i kishte shkruar Blerta Deliut.

Pikërisht kërcënimi dhe gjuha seksiste e Krasniqit ndaj Deliut kishte ndodhur 8 vjet më parë.

“Znj, Albulena Haxhiu, Sot, rastësisht, Facebook më kujtoi sulmin seksist që më është bërë nga bashkëshorti juaj, pikërisht më 28 korrik, para 8 vitesh. Për fat të keq, kjo ngjarje nuk ka marrë kurrë trajtimin e duhur institucional. Ndërsa kritikat ndaj Fitore Pacollit janë për korrupsionin kronik që e ka kapluar vendin nga pushteti i juaj. Askush nuk po e sulmon Fitoren për shkak te gjinisë së saj, por për dyshimet e bazuara për keqpërdorim. Kaq e thjesht është kjo punë”, ka thënë Deliu. /Gazeta Express