“Nuk është detyrë e Kushtetueses ta çojë vendin në zgjedhje – Nuk ka zgjedhje pa konstituim të Kuvendit”, Faton Fetahu në Pressing - Gazeta Express
string(125) "nuk-eshte-detyre-e-kushtetueses-ta-coje-vendin-ne-zgjedhje-nuk-ka-zgjedhje-pa-konstituim-te-kuvendit-faton-fetahu-ne-pressing"

Lajme

Gazeta Express

28/07/2025 21:28

“Nuk është detyrë e Kushtetueses ta çojë vendin në zgjedhje – Nuk ka zgjedhje pa konstituim të Kuvendit”, Faton Fetahu në Pressing

Lajme

Gazeta Express

28/07/2025 21:28

Faton Fetahu, avokat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë në “Presisng” të T7 se Gjykata Kushtetuese nuk mund ta çojë vendin në zgjedhje.

Ai ka thënë se nuk është kompetencë e Gjykatës që ta bëjë këtë.

Gjykata Kushtetuese i ka pezulluar seancat e konstiumit të Kuvendit, pas 53 dështimeve.

“Gjykata Kushtetuese nuk mund ta çojë vendin në zgjedhje për shkak të moskonstituimit të Kuvendit, kjo nuk është detyrë e Gjykatës Kushtetuese e as kompetencë e saj. Zgjedhje pa konstituim të Kuvendit nuk mund të ketë”, ka thënë ai.