Bilall Sherifi nga partia Nisma Socialdemokrate dhe analisti Dibran Hoxha janë përplasur në Pressing në T7, teksa po debatojnë për gatishmërinë e Limajt për bashkëpunim me Kurtin.
Sipas analistit Hoxha, Kurti nuk ia jep Limajt postin e kryeparlamentarit teksa ka vetëm tre deputetë.
Pjesë nga debati mes tyre:
Hoxha: Albin Kurti nuk ta jep kryeparlamentarin me tre deputetë, për këtë Nisma duhet me marrë mësim. Nesër bëhen zgjedhjet, ku mbetë Nisma? Kastat e vjetra politike duhet mos me vrapu pas pozitave
Sherifi, ndërhyn: Se tash është duke i përsëritë fjalët, duke shllajfitë
Hoxha: Po ski nevojë bre me jap cilësime
Sherifi: Po ta sqaroj se i bërë një mal akuzash
Hoxha: Qa të thash unë papagall a
Sherifi: Jo hala ma keq fole ti
Hoxha: Asnjë cilësim s’ta dhash, po të dhem që e kam të saktë
Sherifi: Nuk të thash je papagall, thash mua s’më bën papagall, nuk është e njëjta gjë.