Mërgimtari gjobitet dhe njoftohen autoritetet zvicerane pasi voziti 113 km/h në zonën 60 km/h - Gazeta Express
string(93) "mergimtari-gjobitet-dhe-njoftohen-autoritetet-zvicerane-pasi-voziti-113-km-h-ne-zonen-60-km-h"

Lajme

Gazeta Express

28/07/2025 20:11

Mërgimtari gjobitet dhe njoftohen autoritetet zvicerane pasi voziti 113 km/h në zonën 60 km/h

Lajme

Gazeta Express

28/07/2025 20:11

Më datë 25.07.2025, zyrtarët policorë të Njësisë për Komunikacionin Rrugor nga Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, në rrugën nacionale Gjilan – Kamenicë, kanë ndaluar një automjet me targa ZH (Zvicerane) i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është i përcaktuar me shenjë të trafikut 60 km/h ka qenë duke vozitur 113 km/h.

Policia njofton se ndaj drejtuesit të automjetit, i cili posedon patentë shofer të lëshuar nga autoritetet zvicerane është shqiptuar gjoba për kundërvajtje në vlerë prej 300 euro dhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike në territorin e Republikës së Kosovës për një periudhë prej tre muajsh.

“Duke u bazuar në marrëveshjen ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit Zviceran, për bashkëpunim në trajtimin e kundërvajtjeve të kryera nga shtetasit përkatës në territorin e shtetit tjetër, gjoba e shqiptuar do të përcillet për njoftim tek autoritetet kompetente në Zvicër sipas marrëveshjes”, thuhet në njoftimin e PK-së.