Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, njëherësh djali i Jakup Krasniqit, deklaron se PDK duhet të jetë e bashkuar.
Sipas tij, “PDK dhe kryetari i saj, Memli Krasniqi, kanë sjellë një frymë të re dhe energji të reja në parti. Sot, PDK është e vetmja parti në rritje dhe me potencial të vërtetë për të sjellë ndryshimin që i duhet vendit”.
Ai thotë se vetëm të bashkuar mund të marrin përgjegjësi për të ndërtuar të ardhmen për qytetarët.
“Sot, më shumë se kurrë, PDK duhet të jetë e bashkuar. Uniteti ynë është forcë për krerët e UÇK-së në Hagë dhe rruga e vetme për fuqizimin e partisë sonë. Vetëm të bashkuar mund të marrim përgjegjësinë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë”, shkruan tutje Krasniqi në Facebook.
“Çdo mungesë uniteti në këtë kohë, kur shteti është marrë peng për interesa personale të një individi, nuk e dëmton vetëm PDK-në, por e dëmton vetë shtetin e Kosovës”, përfundon ai.