"SHBA do të hapë qendra ushqimore në Gaza, pa gardhe e kufizime", thotë Trump - Gazeta Express
string(73) "shba-do-te-hape-qendra-ushqimore-ne-gaza-pa-gardhe-e-kufizime-thote-trump"

Lajme

Gazeta Express

28/07/2025 17:45

“SHBA do të hapë qendra ushqimore në Gaza, pa gardhe e kufizime”, thotë Trump

Lajme

Gazeta Express

28/07/2025 17:45

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të angazhohen në krijimin e qendrave ushqimore në Gaza.

“Do të krijojmë qendra ushqimore dhe do ta bëjmë këtë në bashkëpunim me disa njerëz shumë të mirë. Do të ofrojmë fonde… Shtete të tjera po bashkohen me ne. E di që edhe shteti juaj po na bashkohet (iu drejtuar Starmer), dhe kemi të gjitha shtetet evropiane me ne, si dhe të tjerë që na kanë telefonuar dhe duan të ndihmojnë,” raportohet se ka thënë Trump.

“Do të krijojmë qendra ushqimore ku njerëzit mund të hyjnë lirisht, pa kufij. Nuk do të ketë gardhe. Sepse ata e shohin ushqimin nga 30 metra larg, e shohin që është aty, por askush nuk shkon sepse janë vendosur gardhe.”

I pyetur më vonë për detaje se si do të funksiononte ky plan në praktikë, Trump nuk ka dhënë detaje shtesë.