Humbja 2-4 pak ditë më parë ndaj Milan nuk e ka trembur aspak trajnerin e Liverpool, Arne Slot.
Skuadra kampione e Premier League ka ndryshuar shumë, ndaj do të duhet pak kohë deri sa grupi të jetë sërish kompakt.
“Pashë disa gjëra pozitive, por gjithashtu mendoj se duhet të përmirësohemi në disa fusha. Pësuam gola nga kundërsulmi por shumë lojtarë nuk po luanin në pozicionet e tyre. Ne ishim ende në gjendje të luanim lojën tonë normale, por herë pas here ishim paksa shumë të hapur në kundërsulme”, tha Slot.
Liverpool ka bërë një merkato të fuqishme në mesfushë e sulm, por jo aq në mbrojtje.
“Nuk mendoj se kemi ndonjë problem në qendër të mbrojtjes. Ryan Gravenberch tregoi se mund të luajë në atë pozicion. Ai e bëri edhe sezonin e kaluar”, deklaroi Slot.
Më tej, trajneri holandez shtoi:
“Ne ende kemi mjaftueshëm mundësi. Mendoj se ka mjaftueshëm lidership në grup për momentin. Duhet edhe pak kohë sa të konsolidojmë disa veprime dhe mendoj se do të jemi gati kur të nisë sezoni i ri”.