Policia rajonale e Prishtinës ka njoftuar se javën e kaluar ka realizuar 221 urdhëresa të gjykatës.
“Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar 221 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 56 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj. Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.”
Po ashtu janë sekuestruar 18 armë zjarri.
“Aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë. Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 18 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe qindra municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. Ndërkaq aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor.”
Policia thotë se janë shqiptuar 4007 gjoba.
“Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4007 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 464 të evidentuara nga vetura intelegjente dhe vetura me radar mobil.”