Zjarret masiv në Turqi, më shumë se 3,500 qytetarë të evakuuar në Bursa, raportohet për katër viktima - Gazeta Express
string(98) "zjarret-masiv-ne-turqi-me-shume-se-3500-qytetare-te-evakuuar-ne-bursa-raportohet-per-kater-viktima"

Lajme

Gazeta Express

28/07/2025 9:37

Zjarret masiv në Turqi, më shumë se 3,500 qytetarë të evakuuar në Bursa, raportohet për katër viktima

Lajme

Gazeta Express

28/07/2025 9:37

Më shumë se 3,500 banorë u evakuuan nga shtëpitë e tyre të gjatë fundjavës përreth qytetit industrial të Bursës, në veri-perëndim të Turqisë, për shkak të dy zjarreve pyjore masive që kanë vazhduar për më shumë se 24 orë.

Ministri, Ibrahim Yumakli, bëri të ditur se 3,515 qytetarë u larguan me urgjencë drejt zonave të sigurta, ndërsa 2,300 zjarrfikës dhe shpëtimtarë janë angazhuar në përballjen me flakët, të ndihmuar nga më shumë se 850 automjete, gjashtë avionë dhe katër helikopterë.

Flakë nën temperaturat ekstreme

Temperaturat në zonë po qëndrojnë mbi 40°C, duke rritur rrezikun për përhapje të shpejtë të zjarrit. Autoritetet ende nuk kanë dhënë të dhëna të sakta mbi shtrirjen e pyjeve dhe bimësisë së djegur, por konfirmojnë se situata është kritike.

“Një pyll që digjet është si dikush që merr një armë dhe qëllon në atdheun tonë,” deklaroi ministri Yumakli, duke shtuar se do të nisin menjëherë fushata për ripyllëzimin e zonave të shkatërruara.

Katër viktima brenda pak ditësh

Një zjarrfikës humbi jetën nga një atak kardiak të shtunën në mbrëmje gjatë operacioneve në terren. Ndërkohë, tre persona të tjerë vdiqën në një aksident rrugor ku u përfshi një cisternë uji që po përdorej për shuarjen e zjarrit.

Tragjedia nuk ndalet këtu: të mërkurën, 10 punonjës pyjorë dhe vullnetarë humbën jetën në një tjetër zjarr rreth 150 kilometra në lindje të Bursës.

Alarmin në Karabuk dhe paralajmërimi për muajt në vijim
Ndërkohë, një tjetër zjarr i madh pyjor në provincën rurale të Karabukut, një nga rajonet me mbulesën më të dendur pyjore në vend, vijon prej pesë ditësh, pavarësisht përpjekjeve intensive. Më shumë se 1,800 banorë janë evakuuar edhe aty.

Sipas mediave turke, zjarret në këtë zonë janë përhapur për dhjetëra kilometra, duke e bërë ndërhyrjen jashtëzakonisht të vështirë për shkak të terrënit të thepisur dhe pyjeve të dendura, që mbulojnë 72% të provincës.

3,000 zjarre që nga fillimi i verës

Sipas deklaratës së Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, më shumë se 3,000 zjarre pyjore janë regjistruar në gjithë territorin e Turqisë që nga fillimi i sezonit veror.
Autoritetet kanë bërë thirrje për vigjilencë të shtuar, duke paralajmëruar se situata do të mbetet në nivel alarmi deri në tetor, për shkak të valëve të të nxehtit dhe thatësirës së zgjatur që po prekin pjesë të mëdha të vendit.