Giovanni Galeone, tashmë 84 vjeç, mbetet një figurë emblematike në qytetin e Peskara, një legjendë për bardhekaltërit.
Ish-trajneri nuk resht së ndjekuri zhvillimet në futboll dhe ka dhënë një intervistë për gazetën abruceze “Il Centro”, ku ka zbuluar një prapaskenë mbi kalimin e Simone Inzaghit tek Al Hilal, pas humbjes së Interit në finalen e Ligës së Kampionëve.
“Radio futbolli e dinte prej katër muajsh”, ka deklaruar Galeone.
“Që djali i tij kishte shkuar në Arabinë Saudite për të përgatitur terrenin, e dinin të gjithë. Edhe unë”.
Një pohim që konfirmon se largimi i Inzaghit nga Interi drejt Al Hilal nuk ishte një surprizë, por operacion i planifikuar prej kohësh në prapaskenë.