Eto’o kujton zbarkimin tek Interi dhe etiketon… Ibrahimovic, “qesh” me të madhe Materazzi - Gazeta Express
string(84) "etoo-kujton-zbarkimin-tek-interi-dhe-etiketon-ibrahimovic-qesh-me-te-madhe-materazzi"

Futboll

Gazeta Express

28/07/2025 11:39

Eto’o kujton zbarkimin tek Interi dhe etiketon… Ibrahimovic, “qesh” me të madhe Materazzi

Futboll

Gazeta Express

28/07/2025 11:39

Më 27 korrik, 16 vite më parë, Massimo Moratti darkordësoi me Joan Laporta një nga shkëmbimet më të bujshme në historinë e futbollit: Samuel Eto’o tek Interi dhe Zlatan Ibrahimovic te Barcelona, me një pagesë shtesë prej 50 milionë eurosh në favor të zikaltërve.

“Ishte goditja ime më e bujshme, edhe më shumë se ajo e Ronaldos”, do të deklaronte më vonë ish-presidenti i Interit. Tani, pas gjithë këtyre viteve, vetë Eto’o e ka përkujtuar atë ditë në rrjetet sociale, duke e quajtur: “Marrëveshja më e bukur në historinë e futbollit”, duke bërë “tag” në postim Interin, Barcelonën dhe… Zlatan Ibrahimovic.

Një detaj ironik; Ndërsa Ibra kishte shkuar te Guardiola për të fituar Champions-in, ishte pikërisht Interi që e fitoi trofeun në fjalë atë sezon të paharruar 2009-2010, me Zanettin që ngriti “kupën veshëgjatë” në qiellin e Madridit.

Në postimin e Eto’o nuk mungoi as komenti thumbues i Marco Materazzi, që gjithmonë e shfrytëzon rastin për të ngacmuar “rivalin e përjetshëm” Ibrahimovic.

Ish-mbrojtësi komentoi me tre “emoji” të trofeve të Champions-it dhe tre “emoji” që qeshin me lot, duke marrë me mijëra pëlqime 🏆🏆🏆 😂😂😂. Një kujtim që për tifozët e Interit nuk “plaket” kurrë.