Isufaj i përgjigjet Kurtit: Nivel i ulët, në karrierën time nga 300 aktakuza vetëm 6 i kam të refuzuara, as që po më intereson a e di ai këtë - Gazeta Express
string(138) "isufaj-i-pergjigjet-kurtit-nivel-i-ulet-ne-karrieren-time-nga-300-aktakuza-vetem-6-i-kam-te-refuzuara-as-qe-po-me-intereson-a-e-di-ai-kete"

Lajme

Gazeta Express

28/07/2025 8:58

Isufaj i përgjigjet Kurtit: Nivel i ulët, në karrierën time nga 300 aktakuza vetëm 6 i kam të refuzuara, as që po më intereson a e di ai këtë

Lajme

Gazeta Express

28/07/2025 8:58

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, i është përgjigjur kryeministrin në detyrë Albin Kurti se ai s’e ka fituar asnjë rast në Gjykatë.

“Nivel i ulët më duket me i komentu këto në karrierën time nga vitit 2010 jam prokuror dhe vazhdimisht kam qenë prokuror i krimeve të rënda, për mos me ekzagjeru në karrierën time minimum mund të jenë rreth 300 aktakuza që i kam ngrit, nashta pak ma shumë ose më pak, me dijeninë time 6 i kam të refuzuara gjatë gjithë karrierës”, tha ai.

Ai tha se kjo është lehtë e verifikueshme.

“As që po më intereson a e din a s’e din. Jam i sigurt që nuk shërbehet me fakte, por me thashetheme. Sepse po të shërbehej me fakte, ai s’ish dashtë me thënë kështu”, tha Isufaj në KallxoPernime.