Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka dhënë detaje në lidhje me hetimet dhe arrestimet e fundit për spiunazh, duke theksuar përkushtimin e institucionit që ai drejton për ruajtjen e rendit juridik dhe sigurisë në vend.
Në emisionin “KallxoPërnime”, Isufaj konfirmoi arrestimin e togerit të Policisë së Kosovës, Bojan Jevtiqit, i dyshuar për spiunazh, duke e krahasuar këtë rast me një tjetër që kishte përfunduar me dënim.