Ministri i Jashtëm i Italisë: Do ta njohim Palestinën, nëse ajo njeh Izraelin - Gazeta Express
string(75) "ministri-i-jashtem-i-italise-do-ta-njohim-palestinen-nese-ajo-njeh-izraelin"

Lajme

Gazeta Express

28/07/2025 7:17

Ministri i Jashtëm i Italisë: Do ta njohim Palestinën, nëse ajo njeh Izraelin

Lajme

Gazeta Express

28/07/2025 7:17

Italia mbështet zgjidhjen me dy popuj, dy shtete, por njohja e shtetit të ri palestinez duhet të ndodhë njëkohësisht me njohjen e shtetit të Izraelit nga ana e tij, deklaroi ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani.

“Ne jemi të interesuar për paqen, jo për fitoren e njërit mbi tjetrin dhe ne jemi vendi në botë që ka mirëpritur numrin më të madh të refugjatëve nga Gaza”, theksoi ai, në hapje të Këshillit Kombëtar të “Forza Italia”-s.

“Nuk mund të pranojmë më masakra dhe uri”, theksoi ai.

“Ka ardhur koha për një armëpushim të menjëhershëm. Ne jemi miq të Izraelit, por ia kemi thënë Izraelit këtë”, shtoi Tajani.

Ndërkohë, Franca do ta njohë Palestinën si shtet, postoi presidenti Emmanuel Macron në platformën X të enjten në mbrëmje.

“Në përputhje me angazhimin e saj historik për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, kam vendosur që Franca të njohë shtetin e Palestinës”, shkroi Macron.

“Do ta shpall solemnisht këtë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator të këtij viti”, theksoi ai.

“Paqja është e mundur”, shkroi ai më tej.

Ai tha se u takon francezëve ta demonstrojnë këtë së bashku me izraelitët, palestinezët dhe partnerët evropianë dhe ndërkombëtarë.