Florid Gashi nga Gjakova, i dyti në garën prestigjioze të kërcimeve nga Ura e Mostarit - Gazeta Express
string(85) "florid-gashi-nga-gjakova-i-dyti-ne-garen-prestigjioze-te-kercimeve-nga-ura-e-mostarit"

Sporte tjera

Gazeta Express

27/07/2025 19:24

Florid Gashi nga Gjakova, i dyti në garën prestigjioze të kërcimeve nga Ura e Mostarit

Sporte tjera

Gazeta Express

27/07/2025 19:24

Kërcyesi nga Gjakova, Florid Gashi, ka arritur një sukses të madh në garën tradicionale të kërcimeve nga ura historike e Mostarit, duke u renditur në vendin e dytë.

Gashi grumbulloi të njëjtat pikë me fituesin e garës, por sipas rregullores dhe shortit, vendi i parë i takoi garuesit tjetër, ndërsa shqiptarit nga Kosova iu nda vendi i dytë.

Në një prononcim për Tv Syri, Florid Gashi u shpreh i lumtur për pjesëmarrjen dhe rezultatin e arritur.

Në garën e kërcimeve nga ura e Mostarit këtë vit morën pjesë 30 garues nga vende të ndryshme të botës, duke e bërë edhe një herë këtë ngjarje një pikë takimi për adhuruesit e sportit dhe traditës së kërcimeve në ujë.