Izraeli i është përgjigjur dënimit të vazhdueshëm dhe në rritje ndërkombëtar se është përgjegjës për urinë në Gaza duke njoftuar një sërë masash që Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se do të “përmirësonin përgjigjen humanitare”.
Po lejon dërgimin e ndihmave nga ajri, duke e kryer vetë të parën gjatë natës dhe duke i lejuar forcave ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe të ndjekin një tjetër më vonë të dielën.
IDF njoftoi gjithashtu se do të lejonte një “pauzë taktike në aktivitetin ushtarak” në disa zona dhe do të krijonte “korridore të caktuara humanitare… për të hedhur poshtë pretendimin e rremë për urinë e qëllimshme”.
Hamasi i ka dënuar këto lëvizje si një “mashtrim”. Izraeli, tha ai, po “po e zbardhte imazhin e tij para botës”, ka rpaortuar BBC, transmeton Gazeta Expres.