Nga Uran Ismaili në Prishtinë te Selatin Nuhiu në Novobërdë, lista e 31 kandidatëve të PDK'së për kryetarë komunash - Gazeta Express
string(113) "nga-uran-ismaili-ne-prishtine-te-selatin-nuhiu-ne-novoberde-lista-e-31-kandidateve-te-pdkse-per-kryetare-komunash"

Lajme

Gazeta Express

27/07/2025 18:50

Nga Uran Ismaili në Prishtinë te Selatin Nuhiu në Novobërdë, lista e 31 kandidatëve të PDK’së për kryetarë komunash

Lajme

Gazeta Express

27/07/2025 18:50

Partia Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar listën e saj me 31 kandidatë për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen këtë vjeshtë. Lista përfshin emra të njohur, përfshirë Uran Ismailin që rikandidon në Prishtinë dhe Selatin Nuhiun në Novobërdë, si dhe kandidatë të rinj.

Me këtë listë, PDK synon të rikthejë ose të ruajë pushtetin në komunat në të cilat kandidon.

“Ne besojmë fuqishëm se në zgjedhjet e 12 tetorit do të fitojë sërish vizioni ynë për një qeverisje të ndershme, efikase dhe në shërbim të çdo qytetari, vizion që do të reflektohet në çdo komunë ku PDK do të marrë përgjegjësinë e qeverisjes”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e PDK-së.

Kandidaturat që janë miratuar nga Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës janë si vijon:

1.      Prishtinë – Uran Ismaili

2.      Ferizaj – Agim Aliu

3.      Prizren – Shaqir Totaj

4.      Mitrovicë – Arian Tahiri

5.      Vushtrri – Ferit Idrizi

6.      Skenderaj – Sami Lushtaku

7.      Drenas – Petrit Hajdari

8.      Kaçanik – Sabedin Vishi

9.      Hani i Elezit – Mehmet Ballazhi

10.  Gjilan – Riad Rashiti

11.  Pejë – Arta Nallbani

12.  Gjakovë – Ervin Shabani

13.  Klinë – Sokol Bashota

14.  Lipjan – Shukri Buja

15.  Shtime – Përparim Ramusa

16.  Dragash – Shaban Shabani

17.  Malishevë – Gëzim Krasniqi

18.  Rahovec – Edon Cana

19.  Suharekë – Dardan Berisha

20.  Podujevë – Isak Shabani

21.  Fushë Kosovë – Rrahim Tërrnava

22.  Kamenicë – Jona Arifi

23.  Viti – Bekim Azizi

24.  Istog – Ali Nimanaj

25.  Deçan – Korab Mushkolaj

26.  Zubin Potok – Izmir Zeqiri

27.  Zveçan – Ilir Peci

28.  Mitrovicë e Veriut – Flutura Hamza

29.  Leposaviq – Shaqir Hetemi

30.  Shtërpcë – Garip Sahiti

31.  Novobërdë – Selatin Nuhiu.