Aeroplani i American Airlines përfshihet nga flakët, detyrohet ta ndërpres ngritjen - Gazeta Express
string(82) "aeroplani-i-american-airlines-perfshihet-nga-flaket-detyrohet-ta-nderpres-ngritjen"

Lajme

Gazeta Express

27/07/2025 14:28

Aeroplani i American Airlines përfshihet nga flakët, detyrohet ta ndërpres ngritjen

Lajme

Gazeta Express

27/07/2025 14:28

Një aeroplan i American Airlines me 182 persona në bord u detyrua të ndërpriste ngritjen për shkak të një zjarri.

176 pasagjerët dhe gjashtë anëtarët e ekuipazhit të kabinës u evakuuan nëpërmjet rrëshqitëses emergjente në pistën në Aeroportin e Denverit, Kolorado, ndërsa tymi dilte nga trupi i aeroplanit.

Boeing 737 MAX 8, me destinacion Majami, po përgatitej të ngrihej në qiell kur një problem teknik me një gomë i detyroi pilotët të ndërprisnin ngritjen, raporton KosovaPress. Një person në fluturim u dërgua në spital ku u trajtua për lëndime të lehta, raportoi ABC News.

Audio nga Kontrolli i Trafikut Ajror tregon kapitenin që informohet për tym dhe flakë që vijnë nga aeroplani pasi ndërpreu ngritjen.

Një pasagjer, Mark Tsurkis, 50 vjeç, tha se dëgjoi një “bum të fortë” përpara se avioni të ngadalësohej papritur.

“Kur avioni u ndal rreth 30 sekonda deri në një minutë më vonë, dikush tha, “Tym, zjarr”. Dhe pastaj shumë njerëz, sigurisht, filluan të bëjnë panik”, shtoi ai.

American Airlines tha se kishte rregulluar një fluturim zëvendësues për në Miami për pasagjerët, i cili u nis më vonë të shtunën. /KP