Forcat e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë arrestuar në flagrancë një 39-vjeçar të armatosur që po udhëtonte me motor, i cili sipas informacioneve të siguruara nga blutë, po lëvizte me qëllim kryerjen e një ngjarjeje kriminale për shkak të një konflikti të mëparshëm.
Arben Leka, 39 vjeç, banues në Lezhë, u kap në fshatin Dajç teksa qarkullonte me një motomjet pa targa, i armatosur me një armë zjarri automatike me fishek në fole, gati për qitje.
Pas lokalizimit të motomjetit, 39-vjeçari tentoi të largohej.
Gjatë kontrollit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale arma automatike, një sasi municioni luftarak, si dhe motomjeti pa targa me të cilin lëvizte i dyshuari.
Në përfundim të veprimeve procedurale, Arben Leka u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme ligjore.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...